Britani, shokon ministrja: Azilkërkuesit t`i çojmë në ishull

30/09/2020 14:23

Ministrja e brendshme britanike, Priti Patel ka befasuar me pretendimet e saj për të ngjitur mijëra azilkërkues nëpër anije për t`i dërguar në një ishull 4.000 milje larg Anglisë.

Patel ka kërkuar nga zyrtarët vendas të shikojnë mundësinë e ndërtimit të një qendre të shqyrtimit të kërkesave të azilit në ishullin Ascension, në Atlantikun e Jugut, që është territor britanik e që aktualisht, ka një popullsi prej më pak se 1.000 banorësh.

Udhëtimi më i shpejtë direkt me avion atje nga Mbretëria e Bashkuara, është të paktën 8 orë. Ministrisë së jashtme iu kërkua gjithashtu të konsultohet mbi planin e të ofronte një vlerësim të sajin sesa praktike është të dërgohen refugjatët në ishuj të izoluar. Në vëmendjen e ministres Patel duket kanë qenë kryesisht emigrantët që kalojnë masivisht La Manshin megjithë rreziqet që bart për ta ky rrugëtim.

Në fundin e gushtit, rreth 5.000 vetë mbërritën në Britani me gomone, krahasuar me me pak se 2.000 që ishin vitin e kaluar. Pas reagimeve të shumta megjithatë, duket se Patel për momentin, ka hequr dorë nga ideja e saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA