Një burrë në SHBA, i apasionuar pas notit vendosi që të zhytej në Oqeanin Paqësor, edhe pse aty pranë sipas tij ndodhej një peshkaqen i vogël.
Por pak momente pasi nisi notin, ai kuptoi se peshkaqeni i vogël që ai mendonte, në fakt ishte një peshkaqen gjigant i bardhë. Ngjarja ka ndodhur javën e kaluar në afërsi të plazhit të Encinitas të San Diegos. Në pamjet e publikuara, shfaqet peshkaqeni duke notuar në ujë, ndërsa burri i identifikuar si Ryder kërcen nga barka.
“Ishte një ide e keqe”, dëgjohet duke thënë Ryder, teksa tentonte me shpejtësi për t’u ngjitur në barkë. Ndërsa miqtë e burrit nuk e ndihmuan për të hipur sa më shpejt në barkë, por qeshnin dhe talleshin me veprimin “e pamatur” të mikut të tyre.
Top Channel