Java e modës në Paris/ Dior, “një përqafim” komforti

29/09/2020 20:52

Diori ka mbështjellë modelet e tij me tunika të gjata të martën për t’i mbrojtur nga një botë e pasigurt, në të parin spektakël të madh të modës të vënë në jetë në parisin e goditur nga koronavirusi, në afro shtatë muaj.

Rreth 300 spektatorë me maska mbrojtëse sfiduan madje edhe shiun për të adhuruar koleksionin më të fundit të Dior në kopështet Tyleri.  Ishte kjo sfilata e parë e madhe në kryeqytetin botëror të stilit dhe modës që nga izolimi.

Stilistja italiane e Diorit, Maria Grazia Chiuri krijoi një garderobë luksoze për ta mbajtur në shtëpi dhe jashtë saj, me veshje të gjata dhe të plota që mbulonin modelet. Shumica e tyre kishin një ngjyrim bohemian të viteve 70, me aksesorë me motive floreale dhe vëthë të mëdhenj, të artë.

Po jetojmë një lloj tjetër jete, shumë më private kur fjala vjen tek marrëdhëniet me veshjet tona, shumë më personale dhe më intime, tha Chiuri për AFP.

“Njerëzit duan të mbrojnë veten”, shtoi ajo.

Chiuri, gruaja e parë që udhëheq markën dhe një evangjeliste për feminizmin, tha se xhaketat e saj, fustanet e gjata dhe pantallonat e gjera kishin si qëllim të mbështillnin mbajtësin në shtresa të pafundme ngjyrash, ashtu si novelistja Virginia Ulf do të kishte pëlqyer.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA