Debate në KLP, Tiranës dhe Elbasanit i mungojnë 51 prokurorë
18/07 21:17
Reshjet e ditëve të fundit kanë rritur prurjet në lumin Drin të Lezhës.
Bashkë me rritjen e nivelit të ujit në të gjithë gjatësinë e Drinit janë parë mbetje nga më të ndryshmet të cilët të gjitha përfundojnë në dete duke sjellë kështu një dëm mjaft të madh sa I takon gjallesave ujore por edhe turizmit.
Në grykëderdhjen e Drinit peshkatarët kanë hedhur rrjetat për peshk, por në to bien më shumë mbetje plastike të cilat sipas tyre po e shkatërrojnë peshkun.
Grykëderdhja e lumit Drin është bërë vend depozitim mbetjesh, madje deri tek orenditë shtëpiake.
Ndërsa peshkatarët shprehen se problem është edhe tek qytetarët të cilët nuk janë të kujdesshëm dhe lumin e shohin si vend depozitimi mbetjesh.
Top Channel