Çmimi i naftës në botë pëson një ulje prej 2%, shkak koronavirusi

29/09/2020 18:06

Çmimi i naftës ka pësuar një rënie prej 2%, niveli më i ulët i kësaj jave, çka ngre edhe shqetësimet për parashikimet që ishin bërë për kërkesën e naftës si në Europë ashtu edhe në SHBA për shkak të rritjeve të reja të të infektuarve me coronavirus.

Një raport i një industrie gjatë kësaj të marteje nga Instituti Amerikan i Naftës pritet të tregoje se në SHBA rezervat e papërpunuara janë me rritur me 1.4 milion fuçi gjatë javës së fundit, shkruan Reuters.

“ Rritja e numrit të të infektuarve me Covid-19 është një rrezik për për rënien e çmimit të naftës së papërpumuar” tha Craig Erlam, analisti i OANDA-s.

Pronarët e kompanive më të mëdha tregtare parashikuan rikuperimin e pakët të kërkesës për naftë dhe se do të ketë një çmim të palëvizshëm edhe për disa muaj apo edhe vite.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA