Një aktor tejet i talentuar, por dhe nje njeri i jashtëzakonshëm: gjithmonë e më shumë dëshmitë e njerëzve që e kanë njohur, po nxjerrin ne pah cilësitë e rralla të Chadwick Boseman, të shuar në muajin gusht në moshën 43 vjecare për shkak të një tumori.

Humbja e tij shkaktoi një tronditje të thellë mes kolegëve e fansave të cilëve lajmi u mbërriti I papritur, pasi Chadëick e kishte mbajtur të fshehtë sëmundjen dhe vuajtjen e vet. Së fundi, në një intervistë për revistën “Empire”, aktorja Sienna Miller rrëfeu se Boseman I kishte dhënë një pjesë të pagesës së tij, duke u shprehur se ajo e meritonte të shpërblehej në atë mënyrë.

Chadwick, që ishte dhe producent i filmit “21 Bridges” e kishte ftuar Sienën të bëhej pjesë e kastit. Aktorja 38 vjecare britanike shpjegoi se kishte kërkuar një sërë gjërash që studioja nuk donte t`ia plotësonte, dhe Boseman e zgjidhi situatën duke pranuar të marrë më pak para për vete e duke atë të ndihej më e vlerësuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA