Shifrat e Covid 19 po rriten në mbarë Spanjën, por pavarësisht përkeqësimit të ndjeshëm të situatës, kryeqyteti refuzon të hyjë sërish në karantinë.
Kryetarja e komunitetit të Madridit, Isabel Diaz Ayuso i hodhi poshtë thirrjet për një bllokim të ri pavarësisht thellimit të krizës, që po sjell një rikthim të mijëra infektimeve në ditë.
“Zgjidhja nuk është izolimi total”, këmbënguli Ayuso që kërkoi më shumë ndihmë nga qeveria ndërkohë që në tetë zona të qytetit, u vendosën kufizime të reja nëpër parqe, dyqane e restorante. Zyrtarja, që më herët ka argumentuar se “ njerëzit ndeshem me njëri-tjetrin çdo ditë, kjo nuk do të thotë që ne të ndalojmë makinat”, i është kundërvënë ashpërsimit të masa të reja, pavarësisht thirrjeve të ministrisë së shëndetësisë.
Grupe protestuesish u mblidhen të dielën përpara parlamentit rajonal me kërkesën që kufizimet të hiqen tërësisht ndërsa u ankuan dhe për diskriminim ndaj zonave më të varfra të qytetit. Madridi numëroi 18,000 raste të reja vetëm javën e kaluar dhe më shumë se 40 përqind e shtretërve në repartet e tij të kujdesit intensive, janë mbushur tashmë më pacientë të prekur nga koronavirusit, duke rikthyer frikën e ditëve të errëta të marsit e prillit.
Top Channel