NYT: Trump nuk ka paguar asnjë tatim për 10 vite

28/09/2020 09:57

Gazeta New York Times, shkroi se presidenti amerikan Donald Trump nuk ka paguar asnjë tatim për 10 vite, ndërsa mes viteve 2016 dhe 2017 vetëm nga 750 dollarë.

Gazeta e cila arriti deri tek regjistrat e tatimeve të diskutueshme të Trump, pretendoi se presidenti amerikan ka një borxh prej miliona dollarësh që duhet ta paguajë dhe se pronat e tij janë në humbje.

Në lajm pretendohet se për shkak se humbja tek kompanitë e Trump është më e lartë se fitimi 10 vite nuk është paguar tatim, ndërsa në vitet 2016 dhe 2017 është paguar vetëm nga 750 dollarë.

Ndërkohë, Trump duke përgënjeshtruar lajmin e New York Times, vlerësoi se “Lajm është plotësisht i rremë”. Ai nuk u përgjigj se sa tatim ka paguar, duke shtuar se do të bëjë të ditur atë pasi të përfundojë inspektimi.

Trump në kundërshtim me ish-presidentët amerikanë dhe thirrjeve të demokratëve nuk zbulon deklaratat tatimore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA