Tensionet e vazhdueshme mes Armenisë e Azerbajxhanin shpërthyen së fundi në rajonin e shumëdiskutuar të Nagorni-Karabakut, ku të palët akuzojnë njëra-tjetrën për sulm ndaj civilëve dhe viktima. Mediat britaniek flasin për 16 të vrarë e mbi 100 të plagosur.
Presidenti azer gjithashtu konfirmoi humbje të radhët e ushtrisë së tij. Armenia nga ana e saj pretendon se dy helikopterë azerë janë rrëzuar e se artileria e saj ka goditur edhe tre tanke të palës tjetër, njoftime këto të cilat e mbrojtjes në Azerbajxhan, I hodhi poshtë.
Udhëheqësi i Nagorni-Karabakut Arayik Harutyunyan e pranoi më herët se province separatiste ka humbur disa pozicione prej avansimit azer në mesin e përshkallëzimit të luftimeve. Ai foli për të vdekur e të plagosur si në radhët e personelit ushtarak, ashtu edhe në mesin e civilëve.
Shtetet e Bashkuara u shprehën të alarmuara nga raportet e përplasjeve ushtarake në zonë dhe I bënë thirrje të dyja palëve t`I japin fund menjëherë luftimeve e të përdorin linjën direkte të komunikimit mes tyre për të shmangur një përkeqësim të mëtejshëm të situatës.
Dy ish-republikat sovjetike fqinje janë në mosmarrëveshje prej kohësh për territorin me shumicë armene, port ë ndodhur brenda kufijve të Azerbajxhanit, dhe kanë luftuar një herë për të në 1994-tën. Turqia në këtë konflikt është në krahun e këtij të fundit. Këto konsiderohen si luftimet më të ashpra mes palëve prej 30 vjetësh.
Top Channel