28 Nëntori – Dita e Flamurit Kombëtar – është caktuar si Dita e Festës Kombëtare të popullit shqiptar në Malin e Zi.

Qeveria e Malit të Zi ka dhënë sot pëlqimin e saj për vendimet mbi flamurin, shënimin e himnit dhe përcaktimin e Ditës së festës kombëtare të anëtarëve të popullit shqiptar, kroat dhe rom në Mal të Zi.

Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e Zi ka vendosur të përdorë flamurin kombëtar shqiptar dhe himnin “Rreth flamurit të përbashkuar”.

Këshilli Kombëtar Kroat në Mal të Zi ka vendosur të përdorë flamurin dhe stemën e Republikës së Kroacisë, si dhe himnin kroat (“Atdheu ynë i bukur”). Për Ditën e Festës Kombëtare të Anëtarëve të Popullit Kroat në Malin e Zi, përcaktoi 13 Janarin – ditën e transferimit të relikteve të Shën Trifonit në Kotor.

Këshilli i Romëve në Mal të Zi vendosi të përdorë flamurin blu-jeshil të romëve. 8 Prill – Dita Botërore e Romëve, e shpallur gjithashtu në Kongresin Botëror të Romëve 1971, është vendosur si Dita e Festës Kombëtare të Romëve në Malin e Zi, transmetojnë mediat e Malit të Z

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA