Kanceri në zorrë i merr jetën të resë, para pak kohësh kishte mbushur të 18-at

28/09/2020 16:37

Një adoleshente në Britaninë e Madhe nuk ka mundur ta fitojë betejën ndaj kancerit të zorrës së trashë duke u kthyer kështu në viktimën më të re në vend nga kjo sëmundje.

Charlotte Simpson ndërroi jetë pak kohë pasi mbushi 18 vjeçe. Para disa muajsh ajo u diagnostikua me kancer të zorrës së trashë, që rezultoi të ishte në një fazë mjaft agresive.

Charlotte gëzonte një jetë të lumtur me të dashurin Scott Dickison, 19 vjeç dhe familjen e saj, të ëmën Sarah 46 vjeçe, babanë David 48 vjeç dhe vëllanë Elliot 15 vjeçe. Në tetor Charlotte filloi të ankohej për probleme me stomakun. Ajo u diagnostikua me kancer dy javë para ditëlindjes së saj të 18-të dhe katër muaj më vonë, më 22 maj, kanceri i mori jetën, teksa gjendej në shtëpinë e saj në Whiteley, Hampshire.

Kanceri i zorrëve është kanceri i katërt më i shpeshtë në Mbretërinë e Bashkuar.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA