Pompeo para vizitës në Greqi diskuton me Stoltenberg rreth tensioneve midis Athinës dhe Ankarasë

27/09/2020 22:11

Sekretari i Shtetit Mike Pompeo bisedoi sot me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg rreth tensioneve midis Greqisë dhe Turqisë në Mesdheun lindor.

Pompeo, i cili mbërrin sonte në një vizitë zyrtare në Greqi, shkroi në Twitter se ai kishte biseduar me Stoltenberg rreth “de-përshkallëzimit të situatës në Mesdheun lindor” dhe përsëri “vuri në dukje rëndësinë e unitetit të NATO-s”.

Marrëdhëniet gjithnjë të tensionuara midis Greqisë dhe Turqisë, dy anëtare të NATO-s, janë acaruar më tej këtë vit, për shkak të mosmarrëveshjeve të gjata, duke përfshirë çështjen e kufirit detar dhe të drejtës për të kërkuar depozitat e naftës dhe gazit në Mesdheun lindor. Greqia ka mbështetjen e fortë të Francës në këtë mosmarrëveshje.

Pompeo është planifikuar të arrijë në Selanik menjëherë pas mesnatës, si pjesë e një turneu pesë-ditor në Evropë, gjatë të cilit do të vizitojë Italinë, Vatikanin dhe Kroacinë.

Departamenti i Shtetit njoftoi se Pompeo do të takohet me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis dhe ministrin e Jashtëm Nikolaos Dendias për të inkurajuar angazhimin e përbashkët të dy vendeve për forcimin e sigurisë, paqes dhe prosperitetit në Mesdheun lindor dhe për të treguar marrëdhëniet më të mira midis Uashingtonit dhe Athinës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA