“Belinda Balluku më ka dorëzuar tre herë dorëheqjen”/ Rama: Ia kam refuzuar unë, nuk ka dorëheqje nën presionin e…
16/02 21:30
Opozita e bashkuar ka dërguar në këshillin politik draftin për hapjen e vërtetë 100 % të listave.
Në draftin e opozitës thuhet se duhet të ruhen koalicionet siç janë në ligjin aktual.
Sakaq opozita ka përsëritur kërkesën për t’iu drejtuar ODIHR-it për mosmarrëveshjet mbi koalicionet.
Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim depozituan draftin 4 ditë para miratimit të ndryshimeve të kodit elektoral në Parlament.
Partia Socialiste ka paralajmëruar se kodi do miratohet me 1 tetor me seancë plenare, ndërkohe nëser komisioni i ligjeve nis shqyrtimin e draftit te mazhorancës.
Top Channel