24/12 18:45
Nga Vlora kryeministri Edi Rama iu përgjigj deklaratave të Sali Berishës, i cili më herët kishte thënë se ai hoqi dorë nga kandidimi në Durrës, pasi mori vesh se atje do të kandidonte edhe Lulzim Basha.
Rama tha se për moshën që ka, Berisha duhet lënë në vetminë e tij.
“Do iu sugjeroj miqësisht që ta konsideroni për moshën që ka një njeri që thjesht duhet lënë në vetminë e tij dhe pastë jetë të gjatë e shëndet dhe i gëzoftë nipat e mbesat.
Shqipërisë dhe shqiptarëve nuk ka asgjë çfarë u jep më dhe fatkeqësisht për të dëgjuar atë që populli thotë mos ia dëgjo plakut, se është fatkeqësi për ata që e dëgjojnë.
Unë se kam dëgjuar fare se çfarë ka thënë është një njeri që duhet injoruar plotësisht”, tha Rama.
Top Channel