Kryeministri i vendit Edi Rama ka qenë sot në qytetin bregdetar të Vlorës ku ka folur për investimet që do të kryhen atje.
Ai tha se Vlora është një ndër qytetet më të bukura në vend por do të bëhet edhe një ndër qytetet më të bukura në Mesdhe.
Kryeministri theksoi se qyteti i bukur bregdetar i pëlqyer nga shumë turistë vendas e të huaj është një aset shumë i madh ende i pashfrytëzuar ekonomik.
“Populli është më i mençur se secili prej nesh, prandaj unë u them të gjithë ata që thonë se populli po vuan se askush nuk ka mandat të flasë në emër të popullit do bëjmë ndërhyrje në Sheshin e Flamurit që mbetet një hallkë e dobët. Vlorën do ta bëjmë një nga qytetet më të bukur të Mesdheut, një nga pikat më intensive turistike në Mesdhe. Vlora është zona përtej çdo qyteti. Është një aset shumë i madh ende i pashfrytëzuar ekonomik”, tha Rama gjatë fjalës së tij.
Top Channel