Kryeministri i vendit Edi Rama shprehu se do të jetë sërish kandidat për deputet në qytetin e Vlorës.
Ai u ka dhënë fund zërave për një përballje mes tij dhe kreut të PD-së Lulzim Basha për deputet në Durrës. Ai gjithashtu theksoi se do të jetë gjithmonë në Vlorë edhe kur mos të jetë më në pushtet.
“Mos hapni llafe që unë nuk do jem në Vlorë. Bëni kujdes nga çfarë dëgjoni. Le të hapësh ato portalet nëpër xhepa, aty bëhet mullar. Në Vlorë kam qenë kur nuk kam qenë kryeministër dhe do të jem edhe nëse nuk do të jem më kryeministër. Nuk do bëjnë dot aq metra sa unë kam bërë kilometra. Nuk do kem nevojë të bëjë këto kilometra por do bëj më shumë metra këtu në Vlorë se më ka lidhur fati, historia e familjes dhe dashuria për këtë bukuri të pazbuluar“ , tha Rama në fjalën e tij të mbajtur nga Vlora.
Top Channel