Parandalohet një konflikt i ashpër mes dy personave në Kamëz, këtë të premte.
Policia e Tiranës ka vënë nën pranga shtetasin G.N., 51-vjeç, i cili pas një konflikti për motive pronësie me shtetasin G.B., ka qëlluar në drejtim të këtij shtetasi, pa e dëmtuar atë.
Falë reagimit dhe ndërhyrjes në kohë të Policisë u bë parandalimi i përshkallëzimit të mëtejshëm të këtij konflikti dhe arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Kamzë, Tiranë
Ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti të ashpër mes dy shtetasve, për motive pronësie.
Qëlloi me armë gjahu çifte në drejtim të një shtetasi, arrestohet në flagrancë 51-vjeçari.
Sekuestrohet arma e gjahut çifte, të cilën 51-vjeçari e kishte me leje.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit G. N., 51 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas, pas një konflikti për motive pronësie me shtetasin G. B., me vetëgjyqësi ka qëlluar në drejtim të këtij shtetasi, pa e dëmtuar atë, duke prishur rendin dhe qetësinë publike.
Falë reagimit dhe ndërhyrjes në kohë të Policisë u bë parandalimi i përshkallëzimit të mëtejshëm të këtij konflikti dhe arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar të ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Kanosja”, “Vetëgjyqësia” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.
Top Channel