Ballsh/ Naftëtarët sërish në protestë, diskutohet për grevë urie: Jemi në mes të katër rrugëve

25/09/2020 10:48

Punonjësit e rafinerisë së Ballshit i janë rikthyer sërish protestave.

Ata janë mbledhur për të disatën herë para dyerve të rafinerisë.

Naftëtarët kërkojnë nga organet qeverisëse të reflektojnë për plotësimin e kërkesave të tyre dhe fillimin e punës së rafinerisë.

Mësohet se nga Këshilli Sindikal po diskutohet që ditën e hënë punonjësit të hyjnë në greve urie pranë ambienteve të Kombinatit, pasi këtë opsion e shohin si e vetmja zgjidhje.

Sokol Dautaj, kreu i sindikatës së naftëtarëve të Ballshit thotë se pavarësisht protestave të shumta deri tani nuk kanë gjetur zgjidhje: Jemi në mes të katër rrugëve. Shkuam në Tiranë për të biseduar dhe nuk na priti njeri. Do ndjekim çdo rruge ligjore pasi tani shoqatën e kemi të ligjeruar edhe në gjykatë. Nuk kemi asnjë përgjigje as për pagat dhe as për fillimin e punës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA