Analisti Andi Bushati i ftuar në emisionin “Open”, tha se Partia Socialiste po përdor administratën për të siguruar vota për zgjedhjet e ardhshme.
Ai bëri deklaratën e fortë, ku tha se “jemi përballë një makinerie që ka vendosur t’i vjedhë këto zgjedhje”.
Po ashtu, Bushati shtron se PS nuk e respektoi marrëveshjen e 5 qershorit, duke ndryshuar atë në 2 nene.
“Të përdorësh administratën se do humbasësh endnin e punës, po nuk më dhe mua 10 vota. Jemi përballë një makinerie që ka vendosur t’i vjedhë këto zgjedhje. Makineria e vjedhjes është shumë më e madh ese këto ndryshime që ne po flasim. Marrëveshja e 5 qershorit u gris dhe u përmbys. PS e ka përdorur si letër higjenike marrëveshjen e 5 qershorit, u prish në dy nene dhe po u prish në dy nene, ajo bie e tëra”, tha Bushati.
Top Channel