Shtyrja e seancës në GJKKO, Meta reagon nga qelia: Nuk i trembem drejtësisë, do përballem me farsën e provave 22/01 20:55
Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka përjashtuar nga salla deputetin Adriatik Alimadhi . Debatet mes Ruçit dhe Alimadhin lindën as akuzave që ky i fundit hodhi ndaj Partisë Socialiste duke thënë se ka ndryshuar vetëm emrin dhe në fakt quhet partia komuniste.
Ruçi i ka tërhequr vërejtje Alimadhit se fjala e tij nuk është procedurë dhe bie në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit. Megjithatë Adriatik Alimadhi nuk është ndalur dhe në këtë mënyrë Ruçi e ka përjashtuar nga salla e Kuvendit duke kërkuar dhe dy minuta pushim.
Top Channel