Sekretari për mediat i PS-së, Alfred Peza i ftuar në emisionin “Open” në Top Channel tha se opozita duhet të paraqitet me një amendament, i cili do të diskutohet.
“PS-ja mbi bazën e opozitës e tejkaloi, nuk shkoi në OSBE për tu ankuar siç duhej të ndodhte dhe ka një tejkalim pozitiv në kurriz të OSBE dhe në favor të LSI dhe PD. Opozita nuk ka asnjë pretendim për sa i përket 5 qershorit. Letra që është paraqitur në tryezë nuk ka të bëjë me 5 qershorin por me 30 korrikun. Ne si mazhorancë u kemi thënë sillni amendamentin. Në qoftë se opozita do ta kishte sjellë atëherë do të ishim të detyruar të uleshim mbi të dyja e të diskutonim derisa të gjenim një konsensus të përbashkët, nëse nuk do të gjenim do t’i drejtoheshim OSBE-ODHIR-it”, tha Peza.
Top Channel