“Jeni qesharakë, po gënjeni njerëzit sy për sy”- Plas debati në Open mes Bushatit dhe Spiropalit

24/09/2020 21:41

Ministrja Elisa Spiropali dhe analisti Andi Bushati, janë përfshirë në një debat në studion e “Open”.

Duke diskutuar rreth marrëveshjes së 5 qershorit mes PS e PD, Bushati ka akuzuar Spiropalin se po “gënjejnë sy për sy” qytetarët kur thotë se e kanë respektuar atë.

Ndërkohë, Spiropali ka këmbëngulur se qeveria jo vetëm e ka respektuar marrëveshjen, por është treguar “shumë e duruar me opozitë:

Debati:

Spiropali: Koalicionet nuk pengohen

Bushati: Koalicionet siç ishin pengohen

Spiropali: Nuk mund të përcaktosh me një marrëveshje si do jetë sistemi.

Bushati: Nuk bën konsultativ… ata pasi kanë prish 5 qershorin, thonë Këshilli Politik nuk bën

Spiropali: Po ndryshojmë formulën e KQZ keni prish themelin

Bushati: Nuk fitohet me gënjeshtra beteja, duhet ndershmëria

Spiropali: Të vërtetat i di i madh i vogël, kemi treguar durim olimpik

Bushati: Jeni qesharakë

Spiropali: Qesharakë jeni ju që nuk kuptoni që ja qani ju hallin opozitës, ku nuk ja qajnë hallin ata vetes.

Bushati: Ju gënjeni njerëzit sy për sy, tjetër thoni, tjetër bëni

Spiropali: E ke përdorur fjalën gënjeshtër shumë herë, ai që përdor këtë fjalë, mbase ju ka gënjyer dhe ju

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA