Një robot gjigant, i bazuar në një karakter nga një seri klasike e animuar, është testuar në qytetin japonez Yokohama.

Humanoidi i madh, i ngjan një roboti nga Mobile Suit Gundam, një seri televizive e fundit të viteve 70, dhe mund të ecë, të gjunjëzohet e të bëjë xheste. Roboti, për të cilin është punuar që në 2014, është 18 metra i lartë dhe peshon 24 tonë. Për krijimin e tij janë përdorur më shumë se 200 pjesë të bëra nga një përzierje hekuri dhe plastike të përforcuar me fibra karboni.

Roboti duhej të prezantohej në Gundam Factory Yokohama, një atraksion i ri që do të lejonte fansat ti afroheshin atij dhe të mësonin më shumë se si ishte krijuar. Atraksioni do të hapej në tetor të këtij viti, por për shkak të pandemisë, vizitorët duhet të presin tani më shumë kohë.

FOTO GALERI
1/17

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA