Vlorë/ Po punonte në bypassin e Vlorës, dëmtohet punëtori për shkak të rrëshqitjeve të gurëve
23/09/2020 13:22
Një person është dëmtuar si pasojë e rrëshqitjeve të gurëve për shkak të reshjeve të shiut të sotëm(23.09.2020) në qytetin e Vlorës.
Personi është shtetasi L.K, 51 vjeç , drejtues i një mjeti të firmës që po kryen punimet në kantierin e ndërtimit të bypass-it të Vlorës
51 vjeçari është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku ndodhet edhe jashtë rrezikut për jetën.
Top Channel