“Sprova më e madhe që nga Lufta e Dytë Botërore”/ Presidenti i Filipineve: Vaksina të jetë një e mirë publike globale

23/09/2020 11:13

Çdo vaksinë e mundshme kundër koronavirusit të ri (COVID-19) duhet të vihet në dispozicion për të gjithë njerëzit pa ndonjë diskriminim, theksoi Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

“Vaksina kundër COVID-19 duhet të konsiderohet një e mirë publike globale”, tha Duterte në asamblenë e 75-të të Përgjithshme që po zhvillohet, lidhur me pandeminë.

Në lidhje me tensionet rreth Detit të Kinës Jugore, Gadishullin Korean dhe Lindjen e Mesme, Duterte u bëri thirrje të gjitha palëve që të jenë kundër urrejtjes.

“Nëse nuk mund të jemi miq, le të mos e urrejmë shumë njëri-tjetrin”, tha ai.

Lidhur me pandeminë e koronavirusit, ai tha, “tensionet gjeo-politike vazhdojnë të rriten”, duke prekur kryesisht kombet më të vogla.

“Kur elefantët luftojnë, është bari ai që shkelet”, tha ai.

Duterte gjithashtu u kërkoi vendeve anëtare të lidhin një “bashkëpunim më të fortë” për çështjen e migrantëve.

“Ne kemi nevojë për një bashkëpunim më të fortë për mbrojtjen e të drejtave të migrantëve mes pandemisë së COVID-19. COVID-19 është testi më i madh i botës me të cilën Kombet e Bashkuara janë përballur që nga Lufta e Dytë Botërore”, pohoi ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA