Numri i të infektuarve me virusin korona që nga 13 marsi kur edhe u paraqitën dy rastet e para pozitive me COVID-19 në Kosovë, numri i të infektuarve ka shkuar në 15 mijë e 208. Ndërsa numri i të shëruarve deri më sot është 12 mijë e 815.

Por shkak i infektimit me këtë virus, deri më sot kanë vdekur 615 persona. Të dhënat e Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHPK) janë 1 mijë 778 raste aktive.

Nga IKSHPK thonë se “Situata epidemiologjike me COVID-19 paraqitet stabile me tendencë të rënies ne javët në vazhdim, si rezultat i zbatimit të rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike. Gjatë dy javëve të fundit kemi rënie të dukshme të numrit të rasteve 44%”.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 503 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 66 raste pozitive. Brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Numri total i rasteve pozitive është 15.208 raste nga 63.110 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 615 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 141 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 12.815 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.778”, thuhet në të dhënat e IKSHPK-së.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 22 raste, komuna Gjilan 8 raste, komuna Deçan 7 raste, komuna Ferizaj 5 raste, komuna Podujevë 5 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste, komuna Kamenicë 3 raste, komuna Pejë 3 raste, komuna Gjakovë 2 raste, komuna Suharekë 2 raste, dhe me nga një rast komunat Drenas, Istog, Klinë, Kllokot, Rahovec dhe Vushtrri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA