Elbasan- Një 44-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar ka rënë në prangat e policisë së Elbasanit për shkak se ishte dënuar me 6 vjet e 8 muaj burg.
Sipas policisë i arrestuari është Jorgo Wojtaszcyk alias Gramoz Zeneli alias Jorgo Zeneli alias Jan Zeneli, 44 vjeç. Ky person ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, më datë 14.09.2020, pasi Gjykata e Apelit Torinos, Itali, në vitin 2010, e ka dënuar me 6 vjet e 8 muaj burg, për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Trafik i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën po vijojnë veprimet për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.
Njoftimi i policisë:
Vijojnë operacionet për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar e ndërkombëtar. Gjatë operacionit kapet një tjetër person në kërkim ndërkombëtar, i dënuar 6 vjet e 8 muaj burg.
Operacioni nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan në bashkëpunim me Interpol Tirana. Në vijim të punën për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar e ndërkombëtar, si rezultat i shkëmbimit të informacionit mes Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan dhe Interpol Tirana, nga shërbimet e DVP Elbasan është bërë lokalizimi i vendndodhjes , kapja dhe arrestimi provizor me qëllim ekstradimi në Itali, i shtetasit shqiptar:
Jorgo Wojtaszcyk alias Gramoz Zeneli alias Jorgo Zeneli alias Jan Zeneli, 44 vjeç.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, më datë 14.09.2020, pasi Gjykata e Apelit Torinos, Itali, në vitin 2010, e ka dënuar me 6 vjet e 8 muaj burg, për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Trafik i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën po vijojnë veprimet për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.
Top Channel