Disa ditë pas fillimit të një bllokade të dytë kombëtare në Izrael, numri i infeksioneve të koronavirusit arriti një rekord të ri.
Sipas një deklarate nga Ministria izraelite e Shëndetësisë, 6 861 infeksione të reja u regjistruan dje.
Rekordi i mëparshëm ishte ai i javës së kaluar, kur 5 533 raste të reja u konfirmuan në një ditë të vetme.
Bllokimi kombëtar filloi të premten, në prag të Vitit të Ri Hebre, por shumë izraelitë gjetën boshllëqe në rregullat e publikuara dhe festuan me familjet e tyre apo organizuan darka festive me miqtë ose të afërmit që jetonin afër, raporton ATSh.
Gjatë bllokimit tre javor, i cili mbulon të gjithë sezonin e festave hebraike, izraelitëve u kërkohet të qëndrojnë brenda një kilometri nga shtëpitë e tyre, megjithëse ka përjashtime nga rregulli të tilla si udhëtimi për punë apo blerja e gjërave të domosdoshme.
Ndalohet hapja e shumë bizneseve si hotele, qendra tregtare, qendra rekreative, sallone bukurie, qendra sportive dhe pishina, ndërsa supermarketet, farmacitë dhe shërbimet e shpërndarjes së ushqimit janë ende funksionale.
Top Channel