Një i mitur është arrestuar në flagrancë, pasi pas kontrollit fizik nga organet policore i është gjetur një armë zjarri në çantën e dorës.
Është sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit, pistoletë tip “Zastava”.
Policia njofton se:
Shërbimet e Policisë në DVP Durrës, në bashkëpunim me forcën e posaçme “Shqiponjat”, në vijim të kontrolleve të ushtruara në zbatim të Planit të Masave, kanë evidentuar dhe goditur një rast të armëmbajtjes pa leje në Sukth.
Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi i mitur A. V., 14 vjeç, banues në Sallmone, Shijak.
Shërbimet e Policisë e kanë konstatuar shtetasin A. V., në afërsi të stacionit të trenit në Sukth dhe pas kontrollit fizik, në çantën e dorës i kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë tip “Zastava”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi me burgim deri në 7 vjet.
Top Channel