Izraeli kërkoi negociata të drejtpërdrejta me Libanin, kryeministri libanez do të udhëtojë drejt Uashingtonit në ditët në vijim
Një koalicion prej 156 vendesh ka rënë dakord për një marrëveshje “historike” thotë the Guardian, për të mundësuar shpërndarjen e shpejtë dhe të drejtë globale të çdo vaksine të re të koronavirusit në 3% të popullsisë së vendeve pjesëmarrëse, për të mbrojtur sistemet e të kujdesit shëndetësor, punonjësit e shëndetit në vijën e parë të frontit dhe ata të kushtuar kujdesit shoqëror
Plani i ndarjes së vaksinave Covid-19 – i udhëhequr nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe i njohur si Covax –u krijuar për të siguruar që kërkimi, blerja dhe shpërndarja e çdo vaksine të re të ndahet në mënyrë të barabartë mes vendeve më të pasura të botës dhe atyre ne zhvillim.
Gjashtëdhjetë e katër ekonomi te fuqishme I janë bashkuar tashmë nismës, që përfshin dhe angazhimin e Komisioni Europian I cili do të sigurojë doza në emër të 27 vendeve anëtare plus Norvegjia dhe Islanda, dhe 38 vende të tjera të rëndësishme pritet t`I bashkohen këto ditë.
Skema synon të dorëzojë 2 miliardë doza vaksinash të sigurta dhe efikase deri në fundin e vitit 2021. Ndonëse ekspertët paralajmërojnë se vaksina nuk do të sjellë si me magji fundin e pandemisë, ajo po pritet me padurim.
Megjithatë, Suedia që edhe me masat anti-izolimit doli kundër rrymës, deklaroi se nuk do t`ia rekomandojë një vaksinë të ardhshme kundër koronavirusit, asnjë personi nën moshën 18 vjeç, sepse vazhdon të besojë që fëmijët e përcjellin virusin vetëm në mënyrë të kufizuar.
Top Channel