Diskutimet në Këshillin Politik, Gjiknuri reagon për letrën e PD-së për ODIHR: Nuk firmos letra të njëanshme…

22/09/2020 13:10

Pas letrës së Partisë Demokratike të dorëzuar në Këshillin Politik, ku i drejtohej ODHIR, ka ardhur edhe një reagim nga përfaqësuesi i Partisë Socialiste në Këshill, Damian Gjiknuri.

Gjiknuri ka thënë se letra nuk mund të firmoset për shkak se është e njëanshme. Më tej në argumentet e Gjiknurit thuhet se letra është një vazhdim i retorikës dhe në Këshillin Politik nuk është dorëzuar një propozim konkret.

“Nuk po sillni draft, nuk keni reflektuar. ODIHR i drejtohemi vetem me produkt konkret. Pres propozimet tuaja konkrete per amendamentet. Tek ODIHR mosmarreveshjet per draftet, jo mosmarreveshje teorike” mësohet të ketë thënë Gjiknuri.

Më tej ai ka shtuar se “Sipas 14 Janarit, ODIHR i kerkohet opinion per ceshtje te administrimit zgjedhor. Tek ODIHR kerkohet opinion per drafte konkrete

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA