Bashkimi familjar në Gjermani/ Pandemia ka zgjatur kohën e pritjes në ambasadat e vendeve të Ballkanit

22/09/2020 02:15

Pandemia ka zgjatur kohën e pritjes në ambasadat gjermane për bashkim familjar, bëhet e ditur nga një përgjigje e qeverisë gjermane në Bundestag. Më shumë se një vit duhet të presin familjet nga Kosova e Serbia për t’u bashkuar me të afërmit e tyre në Gjermani.

Ndërsa në ambasadat e Sarajevës dhe të Tiranës pritja për vizë bashkimi familjar shkon deri në dhjetë muaj, në Shkup deri në tetë muaj.Këto shifra i jep qeveria gjermane në përgjigje të një pyetjeje me shkrim, të shtruar nga grupi parlamentar i liberalëve (FDP) në parlamentin gjerman (Bundestag), mbi gjendjen e digjitalizimit të procedurës së dhënies së vizave sipas rregullores se Ballkanit Perëndimor.

Kjo do të thotë se kohëzgjatja në pritje për një takim në ambasadë është zgjatur edhe më shumë, nga mesatarisht gjashtë deri tetë muaj që kishte qenë deri në mars të këtij viti për vizën për bashkim familjar, siç dilte në pah prillin e këtij viti nga një studim i Entit të Punës për Rregulloren e Ballkanit Perëndimor. Qeveria gjermane e argumenton këtë zgjatje me mbylljen e ambasadave gjatë Covid-19.

Që nga 2 korriku 2020, ambasadat kanë nisur sërish të japin viza për një sërë rastesh të justifikuara, siç janë ato të bashkimit familjar. Përveç mbylljes së ambasadave, janë edhe masat e higjienës, që e ngadalësojnë edhe më shumë procedurën e dhënies së vizave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA