“Belinda Balluku më ka dorëzuar tre herë dorëheqjen”/ Rama: Ia kam refuzuar unë, nuk ka dorëheqje nën presionin e…
16/02 21:30
Kreu i PD, Lulzim Basha do të zhvillojë sot një mbledhje me aleatët opozitarë. Burime për Top Channel bëjnë me dije se mbledhja do të zhvillohet në orën 15:00 teksa nuk dihet arsyeja se pse Basha po e thërret këtë mbledhje pikërisht me aleatët e tij.
Megjithatë mendohet se në mbledhje do të diskutohet mbi zhvillimet e fundit për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.
Opozita e Bashkuar kërkon që koalicionet parazgjedhore mos hiqen dhe listat të hapen 100%, teksa PS ka në tryezë draftin me lista të hapura por me kushte, ndalimin e koalicioneve parazgjedhore por lejimin e atyre me listë të përbashkët, si dhe prag zgjedhor 3%.
Top Channel