Aeroplanët ‘vatër’ e përhapjes së COVID-it, pasagjerja e prekur infekton 15 të tjerë

22/09/2020 18:03

Udhëtimet e gjata me aeroplan janë ‘vatër’ e përhapjes së koronavirusit, ky është përfundimi pas një studimi të realizuar së fundmi nga “Qendra për Kontroll dhe Parandalim të Sëmundjeve”.

Sipas medias së huaj, gjatë fluturimit nga Londra për në Hanoi të Vietnamit, një pasagjere ka infektuar 15 persona tjerë në avion.

Në fluturimin VN54 që u realizua nga 1 deri më 2 mars, në biznes klas ka qenë një grua e cila kollitej dhe kishte dhimbje të mëdha fyti. Me të mbërritur në Vietnam ajo kishte temperaturë të lartë dhe disa orë më vonë i është nënshtruar testit të COVID-19, ku rezultoi pozitive. Shkencëtarët vendosën ta hulumtojnë këtë rast dhe kanë ardhur në konstatimin që me koronavirus janë infektuar 12 pasagjerë që ishin në biznes klas dhe dy tjerë në klasin e thjeshtë si dhe një stjuardesë.

Gjatë fluturimit asnjëri nga rastet e reja me COVID-19 nuk kishin pasur simptoma të koronavirusit, por shkencëtarët kanë dëshmuar se qarkullimi i paktë i ajrit mund të jetë problem në aeroplan dhe se aeroplanët po cilësohen si ‘vatra’ për përhapjen e koronavirusit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA