Hezbollah ka bllokuar një zonë në jug të Libanit ku ndodhi një shpërthim në një shtëpi sot, e cila, sipas informacionit të parë, i përket një anëtari të kësaj organizate terroriste.
Më herët, forcat e sigurisë njoftuan se kishte të plagosur nga shpërthimi.
Sipas portalit Middleeast eye, disa njerëz u plagosën në shpërthimin në fshatin Ain Kana.
Banorët lokalë u thanë mediave libaneze se një dridhje e fuqishme ishte ndjerë në kohën e shpërthimit dhe pamjet e postuara në rrjetet sociale tregojnë tym të dendur mbi zonën.
Explosion in the village of Ain Qana, South Lebanon.
So far the cause is unknown, but there appears to be no casualties. #عين_قانا
— Aya(t) (@Aya_Isk) September 22, 2020
Top Channel