Të shtëna me armë zjarri në Selanik, qëllohet 32-vjeçari shqiptar
21/09/2020 19:42
GREQI-Një 32-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur pasi është qëlluar m armë zjarri në Selanik.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qendër të qytetit të Selanikut, në rrugën Antigonidhon. Pasi shqiptari me precedent penal u qëllua, a u transportua në spital me taksi.
Sipas mediave greke, ai tha se kishte ndjerë një djegie në këmbë, por më pas kishte kuptuar që ishte goditur me armë zjarri.
Sipas disa dëshmitarësh pranë vendit të ngjarjes kishte ndodhur një sherr mes disa shqiptarësh, por ai atha se nuk ishte i përfshirë dhe se po kalonte aty në atë moment.
Top Channel