Rrëzohet aeroplani në SHBA, ndërrojnë jetë katër persona

21/09/2020 21:57

Me anë të një deklarate, Departamenti i Sigurisë Publike të Teksasit në SHBA, ka njoftuar se katër persona kanë mbetur të vdekur pas rrëzimit të një aeroplani.

Sipas njoftimeve aeroplani u rrëzua teksa po përpiqej të bënte një ulje të detyruar, si pasojë e një problemi motorik.

Aksidenti tragjik ndodhi pranë aeroportit në liqenin e Hilltopit, rreth 190 kilometra në veriperëndim të Houstonit.

Aeroplani u nis nga vendpushimi i Horshu Bay me destinacion Natchitoches Louisiana. Ndërkohë mësohet se bordi Kombëtar i Sigurisë po heton këtë  ngjarje dhe po e trajton atë si një aksident.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA