Kreu i grupit Parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla, i ftuar sot në emisionin “Open” të Eni Vasili, ka sqaruar se si do funksionojnë listat e hapura.
Sipas Ballës ky është modeli më i mirë i zgjedhur pasi kështu janë qytetarët që zgjedhin deputetët.
Por ideja e tij ra në kundërshtim me të pranishmit, ku mes tyre ndërhyri dhe gazetari Arjon Sulo.
Taulant Balla: Së pari, çfarë nënkuptoj me hapje listash? Nëse deri tani votohej vetëm për subjektin politik, tani votohet një nga një për kandidatët. Janë qytetarët që do na vlerësojnë me votë. Morëm një model të konsoliduar, nga të gjitha modelet shkuam tek ky. Që të bëhesh deputet në Kuvendin e Shqipërisë në qarkun Kukës apo Gjirokastër duhet të kesh 9000 vota. Në Tiranë është diku te 11 mijë vota. Kushdo që ka 11 mijë vota, ai del deputet, qoftë dhe në fund të listës.
Arjon Sulo: Listat nuk janë të hapura, teorikisht janë të hapura, por në fakt janë të mbyllura.
Taulant Balla: Për legjitimitetin demokratik, se votohet dy herë për partinë dhe individin. Dhe s’është nevoja të kesh mbështetjen e partisë nëse ke mbështetjen e qytetarëve. Ashtu bëhet renditja pastaj. Nëse i 8-i apo i 14-i ka marrë mjaftueshëm vota, ai hyn +1, pra del i shtati.
Top Channel