Ishte duke përdorur telefonin teksa po udhëtonte me makinë, e reja përplas vjehrrin…

21/09/2020 16:50

Një shofere në Britaninë e Madhe, ka përplasur me makinë një të moshuar që ishte duke kaluar rrugën në vizat e bardha, duke mos e ditur që i lënduari ishte vjehrri i saj.

29-vjeçarja Fatheha Begum Abedin, ishte duke përdorur telefonin në momentin që ndodhi aksidenti dhe nuk e pa personin që ishte duke kaluar rrugën. Ajo në ecje e sipër përplas të moshuarin dhe nga paniku i krijuar nuk mundi që t’i vihej në ndihmë atij, por nisi të vijonte rrugën. Edhe pse kamerat e sigurisë kishin fiksuar të gjithë momentin e aksidentit, Abedin sajonte një seri gënjeshtrash duke shpresuar se do të mbulonte atë që kishin bërë.

Por devijimi i së vërtetës bëri që policia të grumbullonte mjaftueshëm prova që ngarkonin me faj të renë. Raportohet se Gjykata e Leicester Crown, e shpalli fajtore 29-vjeçaren duke ekzekutuar për të masën e arrestit me burg.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA