Ekspertët në Britani/ Presim 50 mijë raste në ditë

21/09/2020 16:57

Britania e Madhe mund të regjistrojë 50 mijë raste të reja koronavirusi në ditë deri në mes të tetorit, nëse nuk do të vendosen kufizime të reja – paralajmëron këshilltari kryesor shkencor i qeverisë.

Sir Patrick Vallance, thotë se kjo mund të çojë në 200 viktima më shumë në ditë, një muaj pas tetorit.

Konferenca për shtyp në Downing Street, vjen në një kohë kur kryeministri Boris Johnson po merr në konsideratë vendosjen e masave të reja në Angli. Të dielën, 3899 raste të reja dhe 18 viktima u raportuan në Britaninë e Madhe. Duke folur përkrah kryekëshilltarit mjeksor të qeverisë, profesorit Chris Whitty, Sir Patrick tha:

“Për momentin ne mendojmë se epidemia po dyfishohet çdo shtatë ditë. Nëse do të vazhdojmë pa masa do të arrijmë shifrën e 50 mijë rasteve në ditë në mes të tetorit. Një muaj më vonë, 50 mijë rastet në ditë mund të cojnë në 200 vdekje më shumë në ditë”.

Për profesor Whitty-n, nëse rastet do të vazhdojnë të shtohen me këto ritme, Britania e Madhe mund të kthehet në një situatë të ngjashme me atë të pikut të pranverës. Ka ndryshime të konsiderueshme mes rritjes së tanishme dhe shifrave të izolimit të fundit në mars. Rastet tani janë më të ulëta dhe po rriten më ngadalë ndërkohë që infeksionet dyfishoheshin çdo tre deri katër ditë para izolimit.  Por ndërsa temperaturat bien dhe njerëzit do të kalojnë më shumë kohë brenda, koronavirusi do të fillojë të përhapet më shpejt.

Në të njëjtën kohë, edhe viruse me simptoma të ngjashme do të qarkullojnë dhe do të bëhet më e vështirë identifikimi i  Covid-it.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA