Kryeministri Edi Rama, këtë të hënë inspektoi punimet për ndërtimin e landfillit të ri të mbetjeve në Berat.

Ai tha se me këtë investim do të mbyllet një gangrenë e hershme e plehrave që prej vitesh kanë ndotur qytetin dhe lumin Osum.

Ky investim parashikon të japë zgjidhje jo vetëm për Beratin, por edhe për Skraparin, Poliçanin, Kuçoven dhe Urën Vajgurore. Ndërkaq, kryeminstri Rama u shpreh se zona do të kthehet në një mjedis të gjelbër.

Landfilli i Beratit është pjesë e programit të quajtur Rilindja Mjedisore, ku tashmë janë rehabilituar disa qytete, ndërsa në proces janë Durrësi, Vlora dhe së fundmi Berati.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA