Vala e dytë e Covid në Europë/ Kufizime në disa shtete ku situata u përmirësua pas rihapjes

20/09/2020 15:24

Pasi arriti ta kapërcente me sukses valën e parë të infeksionit dhe vdekjeve, Europa tani gjendet përballë një “dallgë të dytë” të koronavirusit.

Me parashikimet për një përkeqësim të ndjeshëm të situatës në dimër, vjen dhe pyetja: çfarë shkoi keq? Rastet ditore në BE e Mbretërinë e Bashkuar këtë javë arritën mbërritën nivelin rekord të më shumë se 45,000 infektime në një normë 14 ditore njoftimi, thotë CNN duke cituar Qendrën Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC). Kufizime të reja po vendosen në shtete që ishin mirë pas rihapjes.

Liderët I druhen trysnisë së re me të cilën mund të përballen spitalet muajt ne vazhdim si dhe perspektivës së rikthimit të karantinave kombëtare. Shkalla e vdekjeve në Europë kishte qenë e vazhdueshme për 72 ditë, sipas ECDC, megjithëse Bullgaria, Kroacia, Malta, Rumania dhe Spanja po shohin rritje të shkallës së vdekjes.

Ka disa tendenca që mund ta shpjegojnë përkeqësimin e tanishëm. Rritja e numrave vjen menjëherë pas sezonit të pushimeve verore, si dhe pas faktit që punonjësit rikthehen në qendrat e qyteteve dhe fëmijët fillojnë shkollën. Organizata Botërore e Shëndetësisë po ashtu mendon se kjo gjendje mund të jetë pjesërisht pasojë edhe e lehtësimit të masave, faktit që njerëzit po e ulin vigjilencën teksa prova te shumta tregojnë se në krye të kësaj vale të dytë të përhapjes së sëmundjes në Europë, janë të rinjtë. Pavarësisht rritjes së numrave megjithatë, situata në kontinentin e vjetër vazhdon të jetë më e  mirë sesa në Shtetet e Bashkuara.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA