Kosova po synon shmangien e valës së dytë të coronavirusit. Në një intervistë ekskluzive për Top Channel, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se këtë do të bëjnë përmes inspektimit rigoroz të masave.

Derisa vjeshta afrohet dhe rritet numri i viruseve sezonal, institucionet shëndetësore kanë në dispozicion vetëm 120 mijë vaksina kundër gripit sezonal.

Por, si rrjedhojë e situatës pandemike që mund t’u kontribuojë në përkeqësimin e gjendjes shëndetësore qytetarëve, ministria ka paraparë blerjen dhe të 380 mijë të tjerave, për të cilat u anulua tenderi një herë shkaku i çmimit të lartë.

Zemaj poashtu disa herë ka theksuar se Kosova e ka të siguruar vaksinën kundër Covid 19, megjithëkëtë ka refuzuar të jap detaje se me cilat shtete apo organizata kanë arritur marrëveshje.

Ndërsa thotë se planifikojnë vaksinimin e 1.2 milionë banorëve, ku prioritet kanë moshat shtyra.

Në këtë fazë MSH-ja poashtu ka hartuar draftin e parë të ligjit për sigurimet shëndetësore, dhe si model është marrë shteti kroat.

Me gjithë lejimin e blerjes së tri barnave klinike (Remdesevir, Favirapri dhe Hidroklorokina) për trajtimin e pacientëve me Covid 19, ende nuk është bërë blerja e tyre.

Sa i përket rritjes së kapaciteteve testuese, janë blerë tri aparatura të reja për testet PCR, por që ende janë në fazën e licensimit, ndërsa brenda 2 javësh planifikohet furnizimi i gjashtë qendrave rajonale të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike me aparaturat e nevojshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA