Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, pret nesër në takim delegacionin e Qeverisë së SHBA-ve, të udhëhequr nga kryeshefi ekzekutiv i Korporatës Ndërkombëtare të Financave dhe Zhvillimit në SHBA (DFC) Adam Boehler.

Delegacionit do t’i bashkohen edhe i dërguari special i SHBA-së për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, përfaqësues të USAID, kryetari i Bankës së Eksport-Importit të Shteteve të Bashkuara (EXIM), si dhe zyrtarë të tjerë të lartë të qeverisë nga Departamentet e Energjisë dhe Tregtisë në SHBA.

Vizita bëhet në kuadër të marrëveshjes për normalizimin ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë, të arritur më 4 shtator në Uashington. Më shumë detaje të kësaj vizite do të bëhen të ditura nesër në mëngjes, njofton Zyra e kryeministrit të Kosovës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA