Demonstrues pa maska u përplasën me policinë sot në Londër në protestën kundër rikthimit të pritur të izolimit dhe fushatës së vaksinimit të koronavirusit.
Në protestën e disa qindra skeptikëve të koronavirusit u panë skena kaotike në sheshin qendror Trafalgar Square dhe në disa raste pati përleshje të vogla mes demonstruesve dhe policëve me uniformë që përpiqeshin të mbanin rregullin.
Policia e Londrës fillimisht avancoi duke hyrë mes radhëve të protestuesve, por turmat dukeshin të vendosura dhe oficerët shiheshin më vonë duke u tërhequr me shkopinjtë e gomës të ngritur kërcënueshëm.
Disa dhjetra policë duke përfshirë dhe ata me kalë bënë një tentativë të dytë për të shpërndarë demonstrimin duke arritur njëfarë sukesesi. Në deklaratën e tyre autoriteet thanë: “Ne paralajmëruam protestuesit se ata që nuk largohen nga skena përballen me arrest”.
“Në aktivitete u panë disa episode të vogla dhune dhe armiqësie ndaj oficerëve. Është e rëndësishme të kujtojmë se jemi në mesin e një pandemie dhe ndryshimet e fundit janë bërë vetëm për të vënë nën kontroll përhapjen e virusit dhe për të mbrojtur njerëzit.
Top Channel