Stuhitë në Jupiter/ Pamje nga teleskopi “Hubble”

19/09/2020 20:32

Sa herë që teleskopi hapësinor “Hubble”, fikson një imazh të planetit më të madh në sistemin tonë diellor, Jupiteri duket i ndryshëm.

Këtë herë, “Hubble” ka sjellë imazhet e rralla të stuhive në planet. Gjigandi i gaztë ka një atmosferë që është në lëvizje të vazhdueshme. Ngjyrat dalluese të tij krijohen nga atmosfera e planetit që dominohet nga hidrogjeni dhe heliumi.

Atmosfera e trazuar e Jupiterit dhe stuhitë, shihen qartë në imazhet e reja të Hubble. Re të zgjatura dhe të dredhuara shtyhen nga erëra që kanë forcën e uraganëve. Rrufetë madje mund të shihen të ndricojnë brenda stuhive në planet dhe forca e tyre i bën rrufetë në tokë të duken jashtëzakonisht të dobëta. Cdo vit, Hubble mundet të fiksojë portrete të detajuara të Jupiterit, kur toka i afrohet atij më shumë, dhe kjo ndodh kur jupiteri është në anën tjetër të tokës me në mes diellin. Ky është një afrim i ngushtë në terma astronomike, por rreth gjysmë miliardi milje i ndajnë planetët gjatë këtij eventi që ndodh në gusht.

Imazhet e reja të Hubble janë marrë më 25 gusht dhe tregojnë jupiterin në një distancë prej më shumë se 400 milionë milje larg tokës. Detaji që Hubble mund të fiksojë edhe në një distancë të tillë, vepron si një raport moti për jupiterin.  Europa, hëna e akullt e jupiterit, po ashtu shfaqet në anën e majtë të imazhit. Shkencëtarët mendojnë se europa ka një oqean të lëngshëm nën kreshtën e akullt të saj. Dhe ai ëhstë një nga botët ujore në sistemin tonë diellor që mund të jetë edhe i përshtatshëm për ndonjë formë jete. Europa do të jetë mes hënave që do të eksplorohen nga një mision i agjencisë hapsinore evropiane që do të nisë në 2022.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA