
Në emisionin e sotëm, me temë “Gjinekologjia bashkëkohore në Spitalin Salus”, “Hipokrati” do të ndalet tek shëndeti riporodhues i grave, pra do të trajtojë infertilitetin ose pamundësinë për të patur fëmijë. Do të trajtohet gjithashtu pse infertiliteti po bëhet një problem i ndjeshëm psikologjik për gratë të cilat përballen me një fenomen të tillë.
Gjatë emisionit do të mund të ndiqni, përvec të tjerash, bisedën në studio midis moderatores Erjona Rusi dhe mjekut gjinekolog pranë spitalit Salus, dr. Bruno Engl, mbi problematika të ndryshme lidhur me këtë temë.
Dhe jo vetëm kaq!
Në emisionin e sotëm do ju tregojmë se cfarë është Human Papiloma Virus, si kryhet një ndërhyrje me laparoskopi në Spitalin Salus, cfarë është Endometrioza dhe si trajtohet ajo, e të tjera problematika të rëndësishme gjinekologjike.
Emisioni “Hipokrati” ka intervistuar vajza të reja per te parë se sa janë të ndërgjegjësuara ato mbi rëndësinë që ka kontrolli periodik tek mjeku gjinekolog.
Në Rubrikën “Lifestyle medicine”, Diola Dosti do t`ju njohë me mënyrat se si duhet të veprojmë për të qenë vazhdimisht të edukuar dhe në njohje të sëmundjeve seksualisht të transmetueshme.
Gjithashtu ju ftojmë të mos humbisni në fund të programit, Rubrikën më të re, aq të kërkuar nga publiku, “Këndi i doktorit”. Doktor Gent Stroni, edhe sot do të vazhdojë t`ju japë këshilla dhe përgjigje lidhur me pyetjet që ju keni dërguar gjatë javës për të.
Gjithçka tek “Hipokrati”!
Shëndet për të gjithë!
Sonte, ora 18!
Top Channel