Një ndërtesë që dikur ka qenë burg, në Compiegne, që nuk është më në përdorim që nga viti 2016, do të nxirret në ankand nga qeveria franceze të hënën.

Çmimi fillestar i këtij objekti të pazakontë për ankandet, është 527 mijë euro për gjithsej 4250 metra katrorë. Dhe rreth dhjetë blerës të mundshëm kanë shprehur deri më tani interes.

Për zyrtarët bëhet fjalë për një kompleks të vendosur mirë në qendër të compiegne ndaj edhe interesi është i natyrshëm për këdo që do të donte të investonte ose të ndërtonte në një zonë rezidenciale të kërkuar. Sidoqoftë, do të duhej shumë punë rehabilitimi, transformimi e ndoshta edhe një rindërtim i plotë pas shembjesh.

Ish të burgosurit atje thonë se ka ardhur koha që burgu të rrafshohet. Sipas tyre, ai kishte një kapacitet prej 80 ose 90 personash, por kishte gjithnjë më shumë se 100 të burgosur. Por edhe vendndodhja e tij në një zonë rezidenciale, nuk ishte aspak e goditur. Ndaj, ai duhet zëvendësuar…

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA