Presidenti turk jep sinjalin për uljen ne tryezën e bisedimeve/ Erdogan: Gati të takoj Mitsotakis

19/09/2020 02:20

Presidenti Recep Tayyip Erdogan, tha të premten se Turqia ishte e gatshme të takohej me Greqinë për zgjidhjen e mosmarrëveshjes mbi eksplorimin e ujërave të kontestuara në mesdheun lindor.

Kërkimi për gaz dhe naftë në rajon ka ndezur një përplasje që ka bërë që dy fqinjët, aleatë të NATO-s, të nisin stërvitje ajrore dhe detare në ujërat strategjikë mes Qipros dhe ishullit grek të Kretës.

A mund të ketë një takim me kryeministrin grek, Qiriako Micotaqis? E rëndësishme është çfarë ne diskutojmë dhe në çfarë kornizash. Kjo është më e rëndësishmja. Ne mund të takohemi nëse ka vullnet të mirë. Mund të flasim në videokonferencë ose të takohemi në një vend të tretë”- tha Erdogan.

Në qendër të përplasjes është dislokimi muajin e kaluar i anijes së kërkimeve Oruc Reis dhe flotës të luftanijeve që e shoqëronin atë në ujërat e diskutueshëm afër ishullit grek Kastellorizo.  Zyrtarët turq i dhanë fund misionit një mujor dhe urdhëruan kthimin e anijes fundjavën e kaluar për mirëmbajtje dhe furnizim. Erdogan, sinjalizoi po ashtu se Oruc Reis do të rikthehej në punën e saj ndërsa tha se tërheqja ishte e qëllimshme.

Ne e tërhoqëm Oruc Reis për mirëmbajtje në port dhe kjo e ka një domethënie. Do të thotë që ne i dhamë një shans diplomacisë, le të tregojmë vullnet pozitiv”- shtoi Erdogan.

Një tjetër anije turke ndërkohë vazhdon kërkimet për naftë dhe gaz pranë Qipros deri më 12 tetor, pavarësisht apeleve ndërkombëtare për tërheqje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA