Liban, ende 9 të zhdukur pas shpërthimit në Portin e Bejrutit

19/09/2020 16:26

Nga shpërthimi i fuqishëm në Portin e Bejrutit jetën e humbën 192 persona ndërsa mbi 6.000 të tjerë u plagosën.

Ushtria e Libanit sot dekalaroi se 9 persona vazhdojnë të jenë të zhdukur pas shpërthimit të muajit të kaluar në Portin e Bejrutit.

Ushtria përmes një deklarate tha se dy shtetas sirianë ishin midis personave të zhdukur pas shpërthimit në port.

“Kjo skedë nuk do të mbyllet për sa kohë vazhdojnë hetimet”, thuhet në deklaratë.

Shpërthimi shkaktoi dëme që sipas vlerësimeve arrijnë në 15 miliardë dollarë.

Shpërthimi ndodhi derisa Libani po përjetonte krizën më të keqe ekonomike, përfshirë një rënie dramatike të vlerës së paundit ndaj dollarit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA